Ora e parë e mësimit në shkollat e Drenasit iu kushtua luftës së UÇK-së [video]

27 Tetor 2016 - 19:14      

Nxënësit e shkollave të komunës së Drenasit, orën e parë ia kanë kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KTV.

Zyrtarët e komunës e pranojnë se e kanë marrë këtë iniciativë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”, transmeton Koha.net..

Afet Morina, drejtor i shkollës “Ali Gashi” në Drenas, thotë se ora e parë ku flitet për luftën e UÇK-së është mbështetje morale për luftëtarët që, sipas tij, janë dënuar padrejtësisht.

E drejtori i arsimit i kësaj komune ka thënë se kjo iniciativë është marrë pas propozimit të të gjithë drejtorëve të shkollave në mbledhjen e fundit të përbashkët.

Sipas Tahirajt edhe në festa flitet për luftën e fundit në Kosovë dhe nuk do të thotë që vetëm në raste të tilla duhet folur për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Ora e parë e mësimit në shkollat e Drenasit iu... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...