Në Pejë debat i ashpër për mbeturinat

27 Tetor 2016 - 13:03      

Në seancën e së mërkurës të Kuvendit Komunal të Pejës është zhvilluar debat i ashpër për Rregulloren për menaxhim të mbeturinave, për tatim në pronë dhe ridestinimin e 360 mijë eurove, shkruan sot Koha Ditore.

Subjekti opozitar AAK Rregulloren për mbeturina e pa si të panevojshme të miratohej. Këshilltari i AAK-së, Naim Sahiti, dhe kryesuesi i Asamblesë, Islam Husaj, zhvilluan madje një dialog mes vete për shkak të kësaj rregulloreje, për shkak se Sahiti konsideronte se ky dokument për menaxhimin e mbeturinave është në shpërpushje me Ligjin mbi mbeturinat dhe se komuna duhet ta ketë një plan për administrimin e mbeturinave sipas Ligjit mbi mbeturina.

Një plan të tillë Asambleja e Pejës e ka miratuar seancën e kaluar, por ai plan sipas Sahitit nuk i ka të gjitha komponentët që i kërkon ligji sipas nenit 6, i cili ndër të tjera thotë se plani lokal për administrimin e mbeturinave duhet të ketë sasinë dhe llojet e mbeturinave që pritet të krijohen.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...