26 Tetor 2016 - 17:01
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka bërë të ditur se investimi i Drejtorisë së Administratës ka mundësuar vendosjen e tetë e-kioskave të tillë në zonat urbane dhe rurale.
“Në saje të këtij projekti, ofrojmë shërbimin që qytetarët të pajisen më shpejtë me dokumentet e gjendjes civile”, ka thënë Muja, duke përkujtuar se disa vite më parë janë dashur 2-3 ditë për nxjerrjen e dokumenteve të tilla, afat ky që sipas tij tani është zvogëluar maksimalisht.
Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj ka theksuar se në saje të e-kioskave shërbimi i dhënies së dokumenteve të gjendjes civile do të jetë aktiv 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, derisa qytetarët do të mund ta marrin edhe gjendjen e tatimit në pronë në pikat e njëjta.
Në fillim të këtij muaji gazeta ka raportuar se Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit kishte0 vendosur tetë e-kiosqe në zonat urbane dhe rurale, të cilat asokohe nuk ishin funksionalizuar, pasi që MPB-ja duhej ta miratonte kërkesën për lidhje në rrjetin shtetëror të gjendjes civile.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...