Përurohet rruga rajonale Piranë – Mamushë

26 Tetor 2016 - 14:52      

Në fshatin Medvec, është përuruar përfundimi i punimeve të ndërtimit të rrugës rajonale Piranë – Mamushë, ndërsa në këtë ceremoni pjesëmarrës, veç ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bytyç.

Zharku uroi banorët e kësaj ane për rrugën e re duke i siguruar ata se Ministria e Infrastrukturës dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës në këtë anë.

“Kjo rrugë është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej 1,050,00.00 eurosh, me një gjerësi prej 6 metrash, trotuar dhe me gjatësi rreth 6 kilometrash. Ne do të vazhdojmë me investime të tjera në këtë anë”, tha ndër të tjera ministri.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja falënderoi ministrin Zharku për investimet që po bënë Ministria e Infrastrukturës në këtë rajon dhe uroi banorët e kësaj ane për rrugën e re.

“Është një moment i veçantë për qytetarët e këtyre dy komunave. Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë nevojë shumë e madhe për banorët e kësaj ane, sepse kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar dhe ndërtimi i saj të lehtësojë shumë jetën banorëve”, tha Muja.

Ndërtimi i rrugës rajonale Piranë – Mamushë do të mundësojë qarkullimin më të mirë të banorëve të komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Suharekës.

Po ashtu, vazhdimi i ndërtimit të rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa vlera e saj është në vlerën 751,693.89 euro, me një gjatësi 8.6 kilometrash.

Me këtë rast ministri Zharku theksoi: “Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për shkak se do të lehtësojë dhe shkurtojë qarkullimin e banorëve të kësaj ane. Ne do të vazhdojmë me investime të tjera në komunën e Prizrenit dhe Dragashit, jemi në hartim e sipër të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm dhe së bashku do të përmirësojmë infrastrukturën e këtyre dy komunave”.

Në këtë përurim u tha se ndërtimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë, sepse do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave tjera të Opojës, duke shkurtuar distancën në gjatësi afër 20 kilometrash dhe shpenzimet e udhëtimit.

Projektet e tjera që do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Prizrenit janë “Lidhja e Zonës Industriale me autostradën në hyrje të Prizrenit” dhe “Realizimi i projekteve të tjera infrastrukturore në komunën e Prizrenit”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...