26 Tetor 2016 - 12:36
Aksioni është realizuar nga vullnetarët e “Let's Do It Kosova”, ndërsa ndërmarrja “Uniteti” ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave nga deponia ilegale e mbeturinave.
Në aksion kanë kontribuar edhe banorët e këtij fshati, të cilët janë zotuar se do ta mbajnë të pastër këtë vend.
Po ashtu, “Let's Do It Kosova” ka filluar ndërmjetësimin që fshati Patinë të bëhet pjesë e sistemit të grumbullimit të mbeturinave dhe ndërmarrja “Uniteti” të fillojë shtrirjen e shërbimit edhe në atë fshat, si masë parandaluese për krijimin e deponive të tilla të mbeturinave.
“Aksionet e tjera do të vazhdojnë që nesër, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve për përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit. Po ashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve për mobilizim në aksione të pastrimit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit”, thuhet në njoftimin për media të kësaj lëvizjeje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...