26 Tetor 2016 - 10:50
Ata kanë parashtruar kallëzim penal në prokurori ndaj 4 personave të këtij lokaliteti, me pretendimin se ata kanë degraduar Parkun Nacional në Bjeshkët e Kabashit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtyre përfaqësuesve të lagjeve, bashkëfshatarët e tyre kanë ndërtuar në këtë zonë të veçantë natyrore pa leje organesh përkatëse.
“Me veprimet e tyre përveçqë kanë bërë shkatërrimin e pyllit, kanë bërë ndotjen, degradimin dhe shkatërrimin e mjedisit, duke dëmtuar të mirat materiale të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, ngase pa lejen nga MMPH-ja apo DUPH-ja, në mënyrë të egër, pa kritere kanë nisur ndërtimet”, shkruan në këtë kallëzim penal. Aty thuhet se pos mungesës së lejes për ndërtim, kjo zonë nuk ka plan urbanistik dhe se të gjitha këto veprime janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e natyrës.
Avokati Esat Gutaj, që ka deponuar kallëzimin penal në Prokurori..., ka pohuar se me këto veprime “është kryer vepra penale 'ndotja, degradimi apo shkatërrimi i mjedisit nga neni 347 i Kodit penal, pastaj vepra penale shkatërrimi i pyjeve nga neni 357 si dhe neni 368, punimet e kundërligjshme në Parkun Nacional - Bjeshkën e Kabashit, zonë e mbrojtur me ligj të veçantë”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...