Foto: Koha

70 mësimdhënës pa kualifikime përkatëse të punësuar në Prizren

26 Tetor 2016 - 10:15      

Prizren, 26 tetor – Dhjetëra mësimdhënës të pakualifikuar vazhdojnë punën në arsimin parauniversitar brenda territorit të Komunës së Prizrenit.

Zyrtarë të organeve të pushtetit lokal kanë bërë të ditur se në arsimin prizrenas janë rreth 70 mësimdhënës me shkolla të mesme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë udhëheqësit e Drejtorisë së Arsimit pranojnë se ka mësimdhënës që punojnë me shkolla të mesme, por nënvizojnë se ky numër nuk është kaq i lartë, siç pretendohet nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

Mirëpo Bujar Nerjovaj, këshilltar i AAK-së në KK-në e Prizrenit dhe njëherësh punëtor shumëvjeçar i arsimit, ka pohuar se këtë shifër e ka dëgjuar nga zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit.

Nga anën tjetër drejtori i Arsimit i Prizrenit, Zahadin Shemsedini, ka pranuar se ka mësimdhënës me shkolla të mesme në institucionet parauniversitare të kësaj komune.

“Numrin e saktë të tyre nuk e di. Por ka aty-këtu”, ka thënë Shemsedini.

Pak ditë më parë, dega e NISMA-s në Prizren pati akuzuar Qeverinë lokale të Ramadan Mujës se po vazhdon që ta kriminalizojë arsimin në këtë komunë.

Por drejtori i Arsimit i Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga NISMA. Sipas tij, ky subjekt opozitar në vend të deklaratave politike duhet të ofrojë fakte konkrete për cilëndo shkelje në sektorin e arsimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...