26 Tetor 2016 - 09:45
Me këtë projekt do të ndërtohet fabrika për trajtimin e ujërave të zeza, rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe kolektorit të ujërave të zeza, si dhe ndërtimi i kolektorit të ri për lidhje në fabrikë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo marrëveshje për jetësimin e këtij projekti të kushtueshëm 25 milionë euro u nënshkrua nga ministri i Financave Avdullah Hoti, drejtori për Evropën Juglindore dhe Turqinë në bankën e KfW-së, Christoph Tiskens, drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, Agron Tigani.
Me këtë projekt, në të ardhmen do të kursehet edhe Lumëbardhi nga ndotja prej ujërave të zeza, në të cilin derdhen të gjitha këto ujëra të qytetit. Donatorë kryesorë të këtij projekti janë qeveria gjermane me 9 milionë euro dhe qeveria zvicerane me 7.6 milionë euro.
Komuna e Pejës do të ndajë tre milionë euro, derisa pjesa e mbetur do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...