Foto: Koha

Ankesa e konkurrentit lë pezull tenderin për pastrim rrugësh dhe ambientit në Pejë

26 Tetor 2016 - 09:12      

Pejë, 26 tetor – Lënda e tenderit të shpallur në fillim të këtij viti për larje dhe fshirje rrugësh, mirëmbajtje sipërfaqesh të gjelbra, varrezash dhe mirëmbajtje ndriçimi në Pejë, sërish ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Zyra e Prokurimit e Pejë më 10 tetor ka bërë publik njoftimin për dhënien e kontratës operatorit ekonomik “Ve-Mor & Shërbimi”, por nënshkrimin e saj e ka pamundësuar ankesa e një operatori konkurrues në këtë tender, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tenderi për këtë projekt ishte shpallur më 25 janar, por pas ankesës tenderi është kthyer në rivlerësim. Më 13 qershor, komuna vendosi të anulonte këtë tender, mirëpo në shenjë mospajtimi, operatori “Vemor & Shërbimi” nga Peja ka parashtruar ankesë në OSHP më 1 korrik, me pretendimin se Autoriteti Kontraktues – Komuna e Pejës në rastin e vlerësimit dhe anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit, kishte vepruar kundër tri neneve të Ligjit të prokurimit publik.

Operatori ankues ka kërkuar nga Paneli i OSHP-së që Autoriteti Kontraktues të vazhdojë procedurat e mëtutjeshme të prokurimit dhe operatori me çmim më të lirë të shpallet fitues, meqenëse të 4 operatorët pjesëmarrës në tender janë vlerësuar si të përgjegjshëm nga komisioni vlerësues. Ndërsa Autoriteti Kontraktues ka mbajtur qëndrimin për anulimin e tenderit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...