25 Tetor 2016 - 19:32
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili mori pjesë në këtë manifestim të rëndësishëm, pasi ju uroj nxënësve dhe arsimtarëve përvjetorin e 100-të shkollës, vlerësoi lartë mësuesin Shaban Idrizi, por edhe të gjithë mësuesit tjerë që kanë punuar në këtë vatër arsimore për kontributin e dhënë.
Drejtoresha e shkollës, foli për punën e madhe që po bëhet në shkollë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, duke bërë ët ditur se nxënësit e kësaj shkolle po arrin suksese të jashtëzakonshme në garat e ndryshme në komunë, vend dhe madje edhe në shtete tjera.
Për rëndësinë e edukimit e arsimit dhe për rrugën e 100 vjeçare të shkollës, si dhe për veprimtarinë e mësuesit Shaban Idrizi, foli shkrimtari dhe intelektuali i shquar mitrovicas, profesor Fazli Hajrizi.
Për historikun e shkollës folën edhe bashkëfshatarët e mësuesit Shaban Idrizi, Mulla Asllan Murati dhe profesor Bedri Dërvari.
Ndërkaq, duke falënderuar për organizimin e këtij shënimi, nipi i Shaban Idrizit, Albion Idrizi, tha se ai dhe familja e tij ndjehen krenar që mësuesi Shaban Idrizi ka përhap dritën e diturisë dhe që ka nxjerr nga analfabetizmi shumë fëmijë që më vonë janë bërë emra të njohur në arsimin shqip e fusha të tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...