25 Tetor 2016 - 19:28
Organizata “Demokracia studentore” në Ferizaj po planifikon që brenda pak ditësh ta dërgojë një lëndë në Prokurori, për shkak të disa shkeljeve ligjore që pretendojnë se janë bërë nga menaxhmenti i këtij universiteti.
Drejtues të kësaj organizate thonë se nga të gjitha degët e këtij fakulteti, të gjitha lëndët janë njësoj, vetëm tri prej tyre dallojnë.
E nga kjo më së shumti po pësojnë studentët, të cilët pas diplomimit, nuk dinë se në çka kanë diplomuar.
Sipas tyre, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Bajraktari, ka keqpërdorur planprogramin me qëllim që të punësojë njerëzit e tij të afërt.
Rektori i këtij universiteti, Agron Bajraktari, ka ardhur në këtë pozitë vitin e kaluar, mirëpo studentët thonë se edhe në kohën sa i njëjti ishte prorektor, ka bërë keqpërdorime në udhëheqjen e këtij universiteti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...