25 Tetor 2016 - 16:57
Xhevat Sallahu këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e këtij subjekti opozitar, me këtë rast të martën, ka thënë se MMPH-ja nuk po i merr parasysh reagimet e subjekteve opozitare dhe të banorëve për ndërprerjen e punimeve të fabrikës së gomave, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Ferizaj. “Bëjmë edhe një herë me dije se fabrika gomave në Mirosalë po vazhdon të punojë pa asnjë dokument valid edhe në periudhën kohore kur ne po flasim dhe po reagojmë.
VV-ja kemi qenë në vendin e ngjarjes për t’i vizituar banorët, andaj ndotja e ambientit është në shkallë shumë të madhe gjithashtu dhe kundërmimi është i padurueshëm, andaj MMPH-ja dhe komuna nuk po intervenojnë derisa banorët dhe subjektet opozitare po reagojnë”, ka bërë me dije Sallahu. Sipas tij, ky problem nuk është vetëm i fshatit Mirosalë por i gjithë fshatrave për rreth e më gjerë derisa grimcat dhe gazrat kimike që dalin nga oxhaku kësaj fabrike shpërndahen në ajër dhe përfundon në tokë në kultura bujqësore, në organizmin e njerëzve dhe kafshëve.
“Ricikimi gomës pos mazut dhe azbest që është kancerogjen liron po ashtu edhe Sulfur që në kontakt me ajrin e lagësht ai kalon në acid sulfurik që ndikon keq tek njerëzit, bimët dhe në përgjithësi masat plastike-makromolekulare janë kancerogjene. Prandaj kjo çështje duhet trajtuar nga dokumentet qe janë lëshuar nga MMPH-ja që tashmë janë të skaduara si dhe parregullsitë me licencën dhe lejen e ndërtimit qe nuk i posedon kjo firme. Prandaj ne kërkojmë përmbushjen e standardeve themelore nga ky impiant madje të behet matja e ndotjes se ambientit”, ka thënë midis të tjerash Sallahu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...