
25 Tetor 2016 - 15:30
PDK dega në Drenas, shpreh indinjatën me të thellë dhe shpreh pakënaqësi me rastin e dënimit të Gjykatës së Apelit ndaj grupit Drenica II, dhe mendojnë se ky vendim i kësaj gjykate “është i montuar politikisht dhe për qëllim ka denigrimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Dega e PDK-së në Drenas thotë se nuk pajtohet me këto vendime “të qëllimshme” që kanë për objektiv “degradimin dhe njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së që për synim kishte vetëm çlirimin e vendit nga regjimi serb”.
“Rasti i dënimit ndaj vëllezërve Demaku dhe të tjerëve është i motivuar nga politika dhe këto vendime plotësojnë edhe apetitet e pangopura të Serbisë e cila po vazhdon fatkeqësisht që vizuelisht të ndikoj në drejtësinë e vendit tonë, ndërsa kjo e fundit po mundohet që përmes këtyre dënimeve, pa asnjë fakt, të barazoj fajin ndërmjet luftës së Kosovës dhe atë të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
Fatkeqësisht, Komuna e Drenasit dhe e gjithë Kosova, thotë PDK e Drenasit, ka shumë shembuj për të dhënë që “gjenocidi ndaj civilëve ishte nga paramilitarët serbë”, por përmes këtij reagimi “ne po përmendim masakrën e familjes Deliu, e cila është po nga fshati Abri, ku ishin masakruar në mënyrën me barbare edhe fëmijët e porsalindur dhe nuk është gjykuar sot e 17 vite askush për këto krime dhe asnjë krim tjetër të kryer ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës”.
Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas vazhdon të besoj në luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...