25 Tetor 2016 - 15:26
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga ministri i Financave Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë Federale të Gjermanisë nga drejtori për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Christoph Tiskens, në emër të Qeverisë së Konfederatës Zvicerane nga drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne, në emër të komunës së Pejës nga kryetari i saj, Gazmend Muhaxheri, si dhe në emër të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë nga drejtori gjeneral, Agron Tigani.
“Kostoja e përgjithshme e vlerësuar për projektin llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro. Financimi përbëhet nga një grant prej 8 milionë euro nga Qeveria e Zvicrës, 9 milion euro grant në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman dhënë nga KfW-ja. Ndërsa fondet e mbetura për projektin do të sigurohen nga Republika e Kosovës dhe komuna e Pejës”, thuhet në komunikatë.
Ky projekt është një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë. Projekti nuk është i rëndësishëm vetëm për qytetin e Pejës, por ka efekt ndërkufitar për të gjithë vendin ku përbëhet nga komponentët kryesore: ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimi i një kolektori të ri dhe rehabilitimi i kolektorit të vjetër në qytet. Për më tepër, projekti përmban masa për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza në pikat kritike në qytetin e Pejës.
Impianti për trajtimin e ujërave të zeza do të ketë kapacitet ekuivalent për 60,000 banorë.
Projekti është një prioritet i lartë në kompaninë e ujit dhe Republikën e Kosovës. Projekti do të mbrojë lumin Drin në Pejë si dhe do të bëjë të mundur që Kosova të bashkoj nismat ndërkufitare.
Angazhimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Financiar gjatë 17 viteve të fundit për Kosovën arrijnë në rreth 320 milionë euro dhe përqendrohen në mbështetjen e infrastrukturës komunale, sektorin financiar dhe të energjisë. Sektori komunal i infrastrukturës është një segment kryesor në kuadër të bashkëpunimit financiar gjerman me Kosovën. Bashkëpunimi përqendrohet në nevojën për investime afatgjata në ndërtimin e impianteve të reja të ujit dhe ujërave të zeza, rehabilitimin e rrjetit urban, ndërtimin e rezervuarëve, instalimin e pompave, dhe mbrojtjen e burimeve ujore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...