Turqia investon në renovimin e konvikteve në Gjakovë

25 Tetor 2016 - 14:23      

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila, ka pritur në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç me të cilën ka biseduar për bashkëpunimet e tashme dhe të ardhme në mes të komunës së Gjakovës dhe ambasadës turke e shtetit turk në përgjithësi.

Kusari – Lila e ka falënderuar shtetin turk i cili përmes organizatës qeveritare “Tika”, por edhe përmes formave tjera, tash e sa kohë është duke investuar në komunën e Gjakovës.

Kryetarja e Gjakovës ka bërë të ditur dy projektet më të reja të nisura në bashkëpunim me ambasadën turke, konkretisht renovimin e konviktit të nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci” dhe renovimin e objektit historik të shkollës “Mejtepi Ruzhdie”.

Për këto por edhe për projekte tjera, kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se qytetarët gjakovarë i janë falënderuar për popullin turk për ndihmën konkrete që po e jep për Gjakovën.

Nga ana tjetër, ambasadorja turke ka thënë se për të personalisht Gjakova është njëri prej qyteteve më të dashura në Kosovë, prandaj edhe angazhimi për investime të tilla në këtë komunë po bëhet me dëshirën më të mirë dhe vullnetin më të madh personal.

“Gjakova ka fat që e ka në krye një grua të zonjën siç është kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila”, ka thënë ambasadorja turke, ndërsa ka apeluar që të inkurajohen dhe të përkrahen edhe gra tjera, duke i zgjedhur ato në poste të larta ekzekutive. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...