Përurohet ura mbi lumin Llap, premtohen investime tjera në lumë

25 Tetor 2016 - 14:03      

Me një solemnitet të organizuar, në Podujevë, në praninë e shumë qytetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe komunalë, kryetari i Komunës, Agim Veliu, me bashkëpunëtorë ka bërë përurimin solemn të urës së re të ndërtuar mbi lumin Llap te Parku i Qytetit.

Realizimin e këtij projekti, Veliu e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për qytetarët e Podujevës.

“Me përurimin e kësaj ure, qytetarëve të Podujevës po ua dorëzojmë një objekt shumë të rëndësishëm. Kjo urë, përveç që do të mundësojë një qarkullim më të lehtë qytetarëve, i ka dhënë edhe një pamje të bukur kësaj pjese të qytetit”, tha Veliu, duke falënderuar me këtë rast edhe kompaninë “Konstruktori”, për kryerjen e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe me një cilësi të lartë.

Veliu tha se ndërtimi i kësaj ure nuk është projekti i fundit që do të realizohet mbi lumin Llap në qytet, sepse së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin edhe të një ure të re dhe rregullimi i pjesës së mbetur të shtratit të lumit.

Në kuadër të projekteve për rregullimin e infrastrukturës, Komuna e Podujevës sivjet ka ndërtuar gjithsej pesë ura. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...