Në Gjilan nis takimi vjeshtor i Komiteteve të BE-së për Ballkanin Perëndimor

25 Tetor 2016 - 12:08      

Në Gjilan sot ka nisur takimi i Komiteteve të Regjioneve të BE-së, duke zbarkuar këtu përfaqësuesit dhe udhëheqësit më të lartë të BE-së, me përfshirjen e kryetarëve të komunave të mikro-regjionit Gjilan-Kumanovë-Preshevë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të shumtë nga niveli lokal i qeverisjes së BE-së, Kosovës, dhe shteteve për rreth, bwhet e ditur pwrmes njw komunikate pwr media.

Sesioni i parë i konferencës është progresi i Kosovës që nga muaji maj 2016, si shpallja e muajit të fillimit të reformave në përmirësimin e qeverisjes dhe përkushtimin në sistemin e drejtësisë dhe zbatim të ligjit, por edhe avancimi i forcimit të konkurrencës në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e klimës së zhvillimit të sektorit priva me krijimin e kushteve më të volitshme në thithjen e investimeve të përbashkëta nga donator dhe kompani private të jashtme me theks të veçantë përgatitjet e deritanishme në rrugën e integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejtë BE-së.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si nikoqir i këtij organizimi, në fjalën e tij ka thënë se mikroregjioni Gjilan-Kumanovë-Preshevë-Bujanoc, me përfshirjen e gjithsej 17 komunave sot përpos dëshmisë së vlerave të larta politike, kulturore, shoqërore, fetare dhe etnike, po dëshmon se është i angazhuar konkretisht në rrugën e cila nuk ka alternativë tjetër pos integrimit të përbashkët dhe angazhimit drejt familjes së madhe të BE-së, transmeton Koha.net.

“Është një rrugë shumë e vështirë, por e domosdoshme. Integrimi në BE është angazhim i drejtë i Ballkanit Perëndimor. Zbarkimi i të gjitha autoriteteve relevante nga institucionet e pushtetit lokal me ekspert të shumtë të pushtetit lokal, me udhëheqës të shumë regjioneve Brenda BE-së, me mbështetjen e KE-së në Kosovë dhe me përkrahjen e madhe të ambasadave, korit diplomatik, por edhe të qeverisë së Kosovës po punohet që qeverisja lokale të jetë në hap me agjendën e Kosovës për integrime Evropiane”, ka thënë Haziri.

Ai më tej ka thënë se ky mikroregjion është i përbashkët, me një qëllim atë të përgatitjes së fuqishme për zhvillim ekonomik ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor, lëvizje të lirë të qytetarëve dhe të mallrave dhe përgatitje të fuqishme për t’u bashkuar në këtë familje të madhe Evropiane.

“Gjithnjë po angazhohemi që të kemi një rrugë më të lehtë në integrime. Ajo është e arritshme vetëm përmes investimeve ndërkomunale e ndërshtetërore në këtë pjesë të Ballkanit ku janë të përfshira Komuna të shumta nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria. Lëvizja e lehtë e qytetarëve, e mallrave dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta janë hallkat e para sikurse edhe reformat dhe ndryshimet që po ndodhin në nivelin lokal në Kosovë”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjithashtu nga ana e tij dr. Franz Schausberger, kryetar i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, nën kryesimin e të cilit është mbajtur ky takim ka thënë se takimi që po marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues të një niveli të lartë nga BE, dhe nga Komuna të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, nga Kosova me nivelet lokale të përfaqësimit dhe me mbështetje edhe të ministrive të ndryshme në Kosovë, dëshmon për ndryshimet e mëdha dhe rrënjësore që kanë ndodhur në këtë vend nga pavarësimi në vitin 2008.

“Është krenari që sot unë po shoh rezultate konkrete dhe të mëdha në të gjitha fushat në Republikën e Kosovës. Jemi të vendosur të mbështesim edhe më shumë Kosovën drejtë rrugës së integrimeve Evropiane. Ne jemi këtu që Ballkanin Perëndimor ta orientojmë me argumente të fuqishme qeverisëse, ligjore dhe të prosperimit ekonomik, por, edhe të bashkëpunimit ndërkufitar, drejtë rrugës të cilën e meriton natyrshëm, atë për në integrimet Evropiane”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ndryshe në këtë takim gjithashtu me fjalë hyrëse janë paraqitur edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, zv.ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, zv.ministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, shefi i sektorit Politik Ekonomik dhe Integrimit në BE, Thomas Gnocchi dhe kryetar të Komunave të Mikro-Regjionit.

Takimi po vazhdon me diskutime të pjesëmarrësve të shumtë në takimin vjeshtor të Komiteteve të Regjioneve të BE-së dhe përfaqësimit nga kryetarët e 17 Komunave.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...