Foto: Koha

NISMA akuzon Ekzekutivin lokal për shkelje ligjore në arsim

25 Tetor 2016 - 11:22      

Dega e NISMA-s në Prizren, të hënën, ka akuzuar Qeverinë lokale të Ramadan Mujës se po vazhdon që ta kriminalizojë arsimin në këtë komunë. Përmes një komunikate shtypi, dega e këtij subjekti politik ka akuzuar Ekzekutivin komunal për shkelje ligjore sidomos në rastet e punësimit në sektorin e arsimit.

“Qeveria komunale e të dënuarit për shkelje ligjore, krim të organizuar dhe korrupsion, Ramadan Muja, vazhdon ta kriminalizojë edhe më tej arsimin në Prizren, ku pas emërimit në DA të drejtorit, i cili është nën hetime për falsifikim nga organet e drejtësisë, në këtë sektor vazhdojnë me të madhe shkeljet ligjore me theks të veçantë në punësim”, thuhet në komunikatën e Zyrës së informimit të degës së NISMA-s, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aty theksohet, ndërkaq se konkurset për punësim në DA të Prizrenit janë shumë formale, sepse vendet e punës janë të rezervuara, apo të dedikuara për partizanët e partisë në pushtet dhe për familjarët e parapolitikës qeveritare të Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...