
25 Tetor 2016 - 10:27
Kështu ka bërë të ditur Ramadan Ajvazi, shef i Sektorit të pyjeve në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, i cili deklaron se prerja pa leje e pyjeve në Komunën e Gjilanit nuk është e theksuar siç ishte në vitet e kaluara, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, pyjet tashmë janë më të mbrojtura, ngase për prerësit e pyjeve pa leje, të cilët kanë qenë të njohur për autoritetet komunale janë duke u ndëshkuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Ai thotë se ky sektor ka një bashkëpunim të mirë edhe me prokurorinë që procedon rastet e vjedhjes së pyjeve si edhe me gjykatën, e cila është duke përfunduar lëndët në afate kohore. Ajvazi thekson se prerja pa leje e pyllit është parandaluar edhe me vetëdijesimin e qytetarëve që gjithnjë e më shumë po i drejtohen sektorit përkatës për pajisje me leje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...