Foto: Koha

KEDS-i decentralizon informatat

25 Tetor 2016 - 09:58      

Përfaqësuesit e KEDS-it në Ferizaj gjatë një konference për media kanë njoftuar se të gjitha distriktet e këtij regjioni tashmë do të japin deklarata për media për punën dhe furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

Me këtë rast drejtori i Distriktit të Ferizajt, Berat Lahu, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe në çdo kohë që të ofrojë informata për gazetarë të cilat jenë në interes të qytetarëve dhe konsumatorëve të energjisë elektrike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në punën tonë të përditshme kemi shumë punë dhe obligime për të realizuar por një kohë do t’u ndahet edhe medieve për një plasim të informatave. Përmes kësaj do të njoftohen konsumatorët për investimet, për rregullimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe gjërave me interes për konsumatorin”, ka thënë Lahu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...