Banorët e fshatit Miradi e Ulët në ankth sa herë e kalojnë rrugën [video]

24 Tetor 2016 - 22:00      

Mënyra se si e kalojnë rrugën çdo ditë banorët e fshatit Miradi e Ulët e komunës së Fushë-Kosovës, është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Mungesa e një mbikalimi ose nënkalimi në këtë pjesë të magjistrales Prishtinë – Pejë, ua ka vështirësuar atyre qarkullimin e sigurt.

Në disa pjesë, anësoret e rrugëve janë prishur me qëllim, në mënyrë që pasi të zbresin nga autobusi të kalojnë drejt në fshat.

Ndonëse afër këtij fshati nuk është lënë asnjë alternativë për të qarkulluar lirshëm, në qendër të Fushë -Kosovës, ekziston një mbikalim, por shumë pak shfrytëzohet nga qytetarët.

E, një mbikalim i tillë pothuajse fare i pashfrytëzueshëm, gjendet te rrethi në Prishtinë, afër shkollës së mesme të mjekësisë.

Por, për qytetarë nuk paraqet kurrfarë domethënie vendosja e tij.

KTV ka pritur gjatë tërë ditës përgjigje nga drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, Ramë Qupeva, se a është planifikuar ndonjëherë vendosja e një mbikalimi në fshatin Miradi e Ulët, dhe si e përcakton Ministria domosdoshmërinë për të pasur një mbikalim ose nënkalim, duke iu referuar kështu edhe atyre që janë pothuajse fare të pashfrytëzueshme.

Por, ndonëse u zotua se përgjigjet do të kthehen, kjo nuk ndodhi.


Banorët e fshatit Miradi e Ulët në ankth sa... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...