Punëtori informuese për luftën kundër kancerit të gjirit në Gjakovë

24 Tetor 2016 - 15:42      

Nën organizimin e Komunës së Gjakovës dhe Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita si dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës, është mbajtur sot në Gjakovë ligjërata për vetëdijesimin e sëmundjeve të kancerit të gjirit.

Nafije Latifi, kryetare e OJQ-së Jeta/Vita është shprehur falënderuese ndaj Komunës së Gjakovës për mbështetje në organizim të kësaj punëtorie, transmeton Koha.net.

Ajo ka theksuar që shoqata Jeta/Vita është themeluar me qëllim që të bëj informimin dhe ndërgjegjësimin e grave për këtë sëmundje duke organizuar aktivitete të ndryshme në mënyrë që mesazhi të arrij tek gratë që zbulimi i hershëm është shpëtim.

Sipas njoftimit për media, ajo ka folur për përvojën e Institutit Onkologjik si dhe për mundësitë më të mira që janë krijuar për gratë duke ofruar personel të kualifikuar dhe mbulueshmëri me barëra falas.

Në këtë takim ka folur edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila është shprehur se Komuna e Gjakovës ka përkrahur gjithmonë aktivitetet rreth vetëdijesimit të grave për sëmundjet e kancerit, më konkretisht kemi realizuar një ndër investimet më të mëdha që janë bërë në Gjakovë duke ofruar mamografinë statik për kontrolle falas, ku për një kohë të shkurtër janë bërë 350 vizita në këtë mamografi.

Ajo më tutje ka theksuar domosdoshmërinë e kontrollit të hershëm mjekësor duke apeluar tek gratë që të bëjnë vizita të rregullta për shëndetin e tyre si dhe të kujdesen për stilin e jetesës sa më të shëndetshme.

Ndërsa Vildane Gogu, onkologe, ka shpjeguar format e parandalimit të kancerit në gji duke dhënë detaje për simptomat më të shpeshta dhe llojet e ndryshme të kancereve që janë paraqitur në Kosovë.

Sipas ligjëruesve në Kosovë gjatë vitit 2015 me kancer janë identifikuar 920 veta, ku prej tyre me kancer gjiri janë identifikuar 210 veta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...