Foto: Koha / Ilustrim

Gjilani në pritje për shkëmbim pronash me AKP-në për varreza të reja

24 Tetor 2016 - 10:50      

Komuna e Gjilanit njofton se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për shkëmbim pronash midis këtyre 2 institucioneve për jetësimin e projektit të ndërtimit të varrezave të reja të qytetit në lagjen e “Vishnjave” me sipërfaqe prej 25 hektarësh.

Komunarët deklarojnë se ata kanë indetifikuar pronën komunale në fshatin Nasalë me qëllim që të bëhet shkëmbimi i pronës në lagjen e “Vishnjave” e cila menaxhohet nga AKP-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata vlerësojnë se lokacioni i varrezave të reja të qytetit është një zonë e interesit të veçantë publik, ngase në atë lokacion planifikohet të ndërtohen objektet përcjellëse siç është objekti për pastrimin e kufomave, objekte për falje nga xhemati dhe një pjesë do të ndahet për komunitet e tjera fetare.

Sipas komunarëve projekti për varrezat e reja të qytetit ishte bërë më 2003, mirëpo që atëherë nuk ka mundur të implementohej, shkaku i telasheve që kanë lindur me pronat.

Rexhep Kadriu, nënkryetar i komunës deklaron se ky proces është zvarritur nga AKP-ja dhe se janë në pritje të një vendimi për shkëmbimin e pronave.

Thotë se komuna ka indetifikuar pronën komunale, e cila do të shkëmbehet me AKP-në... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...