Juniku e Deçani në “sherr” për kufirin mes tyre [video]

23 Tetor 2016 - 20:16      

Kufiri administrativ me Komunën e Junikut po kundërshtohet nga zyrtarët komunalë të Deçanit.

Kundër janë shprehur edhe banorët e regjionit të Vokshit në po këtë komunë, raporton KTV.

Sipas banorëve të kësaj ane, shumë territor i fshatrave të tyre që i ka takuar gjithmonë Deçanit që nga 2008-a, ka kaluar nën administrim të komunës së Junikut.

Ata po kërkojnë që bjeshkët të kthehen në pronësi të Deçanit, siç kanë qenë më parë.

Sipas drejtorit të Administratës në Deçan, Bashkim Ramosaj, Ministria e Administrimit Lokal nuk i ka pyetur fare, kur është caktuar kufiri administrativ ndërmjet këtyre dy komunave.

Zyrtarët e Komunës së Junikut mohojnë të kenë pasur ndonjë ankesë nga Deçani.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal thonë se përcaktimi i kufirit administrativ ndërmjet këtyre dy komunave është bërë me ligj dhe pas një procesi të konsultimit paraprak me komunën e Deçanit.


Juniku e Deçani në “sherr” për kufirin mes tyre by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...