Foto: Koha

Pluhur dhe shpresë në Hanin e Elezit

23 Tetor 2016 - 09:27      

E hirta e pluhurit është petku i përbashkët i të gjitha pullazeve të shtëpive pranë rrugës kryesore të qytezës. Shtresa është trashuar me kalimin e viteve prej tymtarëve të fabrikës së çimentos, “Sharr Cem”. Megjithatë, të papunët në Hanin e Elezit shpresojnë që të punësohen në të. Është burimi kryesor për mirëqenien e banorëve të rrethinës.

“Krejt dojnë me punu në çimentore”, thekson një djalë në fillim të njëzetave në njërën prej kafeneve të qytezës jugore. “Por duhet me pas dikë të fortë se ndryshe zor”, thekson biondi, duke kërkuar që të mos i publikohet emri, sepse është në kërkim të një “të forti” për t’u punësuar në “Sharr Cem”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndikimi në shëndet

Shumë banorë të intervistuar thonë se është reduktuar numri i vendeve të punës pas “ardhjes së grekëve” në kompaninë prodhuese, por të tjerët që kanë të punësuar familjarë në të thonë se ndihem me fat për shkak të gjendjes së vështirë financiare.

“Pa ‘Sharrcemin’ këtu, nuk di si i ish dalë në krye”, thekson Zaim Kuka, në fillim të të shtatëdhjetave, që ka të punësuar vëllezërit. Aty i kishte punuar mbi tridhjetë vite edhe babai i ndjerë. Vetë Kuka kishte punuar në degën e prodhimit të qeramidheve “të salonitit”, siç i quan, që tani është privatizuar dhe është shndërruar në terminal doganor... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...