Foto: Koha

Ende pa përfunduar punimet, është dëmtuar shkolla në Rastavicë [video]

22 Tetor 2016 - 22:18      

Muri i çarë, dëmtimi i dyshemesë së sallës edukatës sportive janë vetëm disa nga dëmtimet që shihen në objektin e shkollës “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë të Deçanit, ndonëse ende nuk janë shpallur punët e përfunduara të këtij objekti.

Ndonëse është ndërtuar vitin e kaluar, shkolla fillore e mesme e ulët “Rexhep Kadrijaj”, në fshatin Rastavicë të Komunës së Deçanit ka filluar të dëmtohet, raporton KTV.

Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Selmanaj, thotë se objekti ka filluar të dëmtohet para se të përfundojnë punët.

Ndërtimi i këtij objekti, Ministrisë së Arsimit i ka kushtuar më shumë se 800 mijë euro.

Shoqëria civile në këtë komunë ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë të gjitha këto raste, që sipas tyre, po ndodhin gjithmonë, por jo vetëm në Deçan.

Edhe përkundër pritjeve, Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje.  


Ende pa përfunduar punimet, është dëmtuar... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...