Emërtimet e rrugëve dhe vendbanimeve me gabime

22 Tetor 2016 - 12:32      

Zyrtarët e Komunës së Malishevës, të premten, kanë pranuar se në tabelat e emërtimit të rrugëve mund të jenë bërë gabime, si në aspektin drejtshkrimor, ashtu edhe me ngatërrimin e emrave të caktuar, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë kanë dhënë garanci se të gjitha lëshimet në këtë drejtim do të eliminohen. Për këtë arsye, autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin veprime individuale për heqjen e këtyre tabelave, por që të gjitha gabimet apo defektet që i vërejnë, t’i paraqesin në Drejtorinë e Urbanizmit, për përmirësimin e tyre.

“Drejtoria e Urbanizmit i njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës se gabimet që mund të jenë bërë në tabelat me emrat e rrugëve, do të përmirësohen”, thuhet në një sqarim të lëshuar nga Zyra për Informim e Komunës së Malishevës. Aty shpjegohet se emërtimi i rrugëve, ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, që tani ka hyrë në fazën e vendosjes së tabelave me emrat e të gjitha rrugëve.

“Projekti i vendosjes së tabelave me emra, financohet nga Bashkimi Evropian dhe bëhet me standarde evropiane dhe për këtë qëllim, emrat në tabela shtypen në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ku rrjedhimisht edhe mund të ketë gabime. Prandaj, lusim të gjithë banorët, që i vërejnë këto gabime, të paraqiten në Drejtorinë e Urbanizimit për rregullimin e tyre”, shkruan në komunikatë. Në të njëjtën kohë sqarohet se të gjithë qytetarët që kanë ankesa rreth kësaj çështjeje, mund t’i marrin udhëzimet për mënyrën e paraqitjes së ankesave si dhe për procesin e përmirësimit të emrave të rrugëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni të numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...