22 Tetor 2016 - 11:32
Të fundit me ushtrues detyre për një kohë të gjatë ishin Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik që e udhëhiqte Avni Fetahu, e i cili është drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, u.d. i të cilës ishte Agron Gërguri. Të parën tash e tutje do ta udhëheq Ejup Visoka, ndërsa të dytën Mrikë Thaçi. Të dy më herët i përkisnin partive tjera politike.
Zyrtarët e PDK-së pos që kanë kritikuar vonesën e emërimit të drejtorëve nëpër këto drejtori, ata thonë se nuk presin shumë as prej drejtorëve të rinj. Shefi Grupit të këshilltarëve të kësaj partie, Rafet Llapashtica, thotë se vonesa e emërimit të drejtorëve ishte bërë me qëllim të mbajtjes nën presion nga kryetari Agim Veliu.
“Grupi parlamentar i PDK-së menjëherë pasi që këto dy pozicione ishin të lira ka kërkuar vazhdimisht që të emërohen drejtorët dhe të merren përgjegjësitë konkrete nga secila drejtori që të ketë një qeverisje më të mirë. Neglizhimi i kësaj çështje është i papranueshëm, tani në fund të mandatit është bërë emërimi i drejtorëve. Emërimi është shtyrë për arsye që njerëzit të mbahen në trysni pasi që viti që vjen do të jetë vit zgjedhor”, ka thënë Rafet Llapashtica.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...