Shkolla ”Naim Frashëri” nis aplikimin e mësimit “online”

22 Tetor 2016 - 10:40      

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” të Podujevës kanë nisur aplikimin e mësimit on line në klasa. Ndërkohë që, prej javës së ardhshme, programi do të zgjerohet deri në shtëpitë e tyre, pasi t’i kenë marrë fjalëkalimet, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projekt është mundësuar nga Qendra e Arsimit e Kosovës, ku janë të përfshira 15 shkolla në gjithë Kosovën. Drejtori i Arsimit i Podujevës, Avni Maloku, thotë se shkolla “Naim Frashëri” është përzgjedhur pas një gare që është zhvilluar ndërmjet 60 shkollave të vendit.

“Është projekt dyvjeçar vetëm për këtë shkollë të Podujevës. Në kuadër të 15 shkollave të Republikës së Kosovës ka fituar edhe ‘Naim Frashëri’. Ka qenë një garë ku kanë marrë pjesë diku 60 shkolla, ndër to ka qenë edhe ‘Naim Frashëri’, mirëpo kanë fituar vetëm 15.

Për me fitue këtë program është dashur që nxënësit me kanë të mirë dhe arsimtarët tonë, aktivitete etj.”, ka thënë Avni Maloku. “Në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Podujevë, në bashkëpunim me Qendrën Arsimore të Kosovës (KEC), i kemi siguruar 10 televizorë ‘smart TV’. Tashti Komuna e Podujevës - Drejtoria e Arsimit e paguan rrjetin, se na e kemi aty rrjetin po duhet me një kapacitet prej 40 megaherc me fuqi më të madhe. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...