22 Tetor 2016 - 09:37
Lokacioni për këtë deponi ishte caktuar disa vjet më parë nga Komuna e Ferizajt, ndërkohë brenda dy vjetëve të fundit banorët e dy fshatrave disa herë kanë protestuar, por edhe kanë bërë peticione për dislokimin e saj, mirëpo kërkesat dhe ankesat e tyre deri tashti nuk janë shqyrtuar nga Komuna.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Komunës së Ferizajt kanë sqaruar se me planin zhvillimor komunal do të shikohen mundësitë për lëvizje pozitive, ndërkaq kanë kërkuar nga banorët dhe nga subjektet politike të sjellin alternativa më të mira për dislokimin e kësaj deponie.
Driton Ismajli, banor nga fshati Komogllavë, është ankuar se deponia e mbeturinave po e vështirëson jetesën e mbi një mijë banorëve, ndërkohë institucionet komunale nuk po i shqyrtojnë ankesat dhe peticionin e mbi 800 nënshkrime.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...