Kallëzim penal ndaj shefit të personelit në Komunë

22 Tetor 2016 - 08:32      

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj shefit të personelit në Komunën e Pejës, Muhamet Kelmendi. Aktakuza është ngritur duke u bazuar në kallëzimin që ka ushtruar në Prokurori ish-drejtori i Auditorit të Brendshëm të Komunës së Pejës, Hysni Selmanaj, për shkak të moszbatimit të vendimeve gjyqësore për kthimin e tij në vendin e punës, nga ku është suspenduar prej kryetarit të Komunës para një viti e gjysmë, shkruan sot Koha Ditore.

Selmanaj kishte akuzuar Kelmendin për cenim të të drejtave në marrëdhënie të punës dhe keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Mirëpo Prokuroria kallëzimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar e ka hedhur poshtë si të pabazuar.

Prokurorja e lëndës, Lumturie Hoxha, nuk ka pranuar të japë detaje nga aktakuza e ngritur, vetëm se ka konfirmuar për KD-në se ka ngritur aktakuzë ndaj Muhamet Kelmendit për cenim të drejtave në marrëdhënie të punës. “Për këtë kallëzim mund të merrni informata në gjykatë”, tha ajo. Ndërsa as në Gjykatën Themelore të Pejës, ku është ngritur aktakuza, nuk dhanë informacione për këtë aktakuzë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...