
21 Tetor 2016 - 20:46
Me ndërrimin e pushtetit në këtë komunë, ndërrohej edhe lokacioni i spitalit, raporton KTV.
PDK-ja, sa ishte në pushtet, kishte vendosur që në tregun e atëhershëm të kafshëve, të ndërtonte spitalin, duke gjetur edhe donatorë, por me të ardhur në pushtet, LDK-ja e kishte anuluar projektin e tyre.
PDK-ja në këtë komunë akuzon kryetarin Sfarqa, duke thënë se e gjithë kjo është bërë për çështje inatesh, e jo për interesa të qytetarëve.
Sipas tyre, vendi ku do të ndërtohet spitali është i papërshtatshëm e në dëm të qytetarëve.
Në Vetëvendosje thonë se vonesat janë bërë, për shkak të interesave personale dhe gjatë kësaj kohe, qytetarët e këtij vendi kanë humbur shumë.
Por kryetari nuk e ka një përgjigje për vonesat që janë bërë për fillimin e ndërtimit të këtij spitali. Tv Arta ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
PDK e LDK në Ferizaj tash një dekadë s... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...