Zbatimi i masave të efiçiencës përfshin edhe shkollën “Avni Rrustemi”

21 Tetor 2016 - 19:43      

Shkolla Fillore “Avni Rrustemi” në Irzniq të Komunës së Deçani, nga sot është bërë me ngrohje qendrore falë investimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të projekteve për zbatimin e masave efiçiente në ndërtesa publike.

Në inaugurimin e këtij projekti të pranishëm ishin ministri Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë, përfaqësues të pushtetit lokal të Deçanit dhe punonjës të shkollës.

Me këtë rast ministri Stavileci tha se ky projekt ndihmon shkollën që të kursejë energjinë dhe në anën tjetër hyn në kuadër të shëndetit publik, sepse për të gjithë këta nxënës që vijojnë këtë shkollë, përmirëson kushtet e mësimit, ndërsa shtoi se nuk përfundon këtu, ngase projekte të tilla do të përfshijnë edhe shkolla tjera.

“Efiçienca e energjisë krahas projekteve madhore siç është TC Kosova e Re, është një ndër prioritetet kryesore të MZHE-së, respektivisht Qeverisë së Kosovës që lidhet me zhvillimin, shëndetin publik dhe krijimin e vendeve të punës”, tha ai.

Stavileci bëri të ditur se në këtë fushë MZHE ka edhe dy projekte të aprovuara, për ndërtesat publike qendrore dhe ndërtesa publike në nivel lokal, që realizohen me Bankën Botërore, KfW dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa paralajmëroi se me rishikimin e legjislacionit së shpejti do ta kemi edhe Fondin Eficiencës.

Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë të Arsimit në Komunën e Deçanit, Qazim Maloku tha se kjo komunë është falënderuese për projektin e ngrohjes qendrore, që është një e arritur, veçanërisht pasi kjo ka të bëjë që nxënësit, të cilët do të kenë një ambient më të ngrohtë.

Ndryshe, shkolla “Avni Rrustemi” në Irzniq ka rreth 300 nxënës dhe ngrohja e mjediseve mësimore deri më tani është bërë me stufa, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...