Konsorciumi shqiptaro-slloven interesohet për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë

21 Tetor 2016 - 16:47      

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka pritur sot përfaqësues të konsorciumit të kompanive shqiptaro-sllovene me të cilët ka biseduar rreth mundësisë së hapjes së një fabrike të çimentos në rajonin e Klinës.

Oferta e Kompanisë shqiptare “Dekor” dhe “ BFB” d.o.o nga Sllovenia parasheh investim rreth 360 milionë euro për ketë projekt madhor në të cilin planifikohet të punësohen afër 500 punëtorë vendorë.

Prezantimi i projektit nga zyrtarët e këtyre dy kompanive është mjafte serioz dhe ndër projektet më të mëdha pas luftës në Komunën e Klinës.

Kreu i Klinës, Sokol Bashota, ka falënderuar zyrtarët e këtyre dy kompanive për gatishmërinë e treguar për të investuar në komunën e Klinës dhe ka shprehur pajtimin në parim që të ndërtohet fabrika e çimentos, gjithmonë duke respektuar dhe zbatuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës të cilat ligje mbulojnë ketë natyre të investimit.

Bashota sqaroi se gjitha Kompanitë që janë të interesuara të investojnë në ketë fushë, do të trajtohen njëjtë, por prioritet kanë kompanitë me serioze që gjenerojnë më shumë vende pune dhe kanë kapacitete me të mëdha në investime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...