21 Tetor 2016 - 16:22
Në këtë takim, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj ka përshëndetur takimin, ndërsa udhëheqësja për Drejtat e Njeriut, Zahrije Podrimqaku-Subashi ka folur për rastet të cilat i ka ndihmuar Komuna me mjete financiare për rastet e diagnostifikuara me kancer të gjirit.
Gratë pjesëmarrëse, kanë pasur mundësinë të njoftohen nga ana e mjekëve të shoqatës së onkologëve me rrezikun që paraqet kjo sëmundje, diagnostifikimin dhe mënyrën e trajtimit të saj.
Gjatë prezantimit nga ana e onkologëve, u tha se sa me herët të diagnostifikohet kjo sëmundje, aq me i shpejt është kurimi i saj.
“Sëmundja e kancerit të gjirit, e cila më së shumti i prekë gratë, përben një shqetësim me përmasa globale”, tha doktori Ardian Millaku.
Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në këtë ligjëratë kanë kërkuar nga gratë që të rrisin nivelin e vetëdijesimit për rrezikun që paraqet kanceri i gjirit dhe rritjen e nivelit të vetëkontrollit sidomos tek gratë e moshës së mesme.
Pas përfundimit të pjesës ligjëruese nga ana e mjekëve të onkologjisë, pjesa tjetër e takimit është zhvilluar në formë të debatit, ku gratë pjesëmarrëse kanë shprehur interesimin për të ditur sa më shumë rreth sëmundjes së kancerit të gjirit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...