420 bujq nga Malisheva përfitojnë pleh kimik për mbjelljet vjeshtore

21 Tetor 2016 - 11:56      

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës, sot ka filluar shpërndarjen e plehut kimik për 420 përfitues, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ky subvencion i Komunës së Malishevës, bëhet për bujqit, me qëllim të përkrahjes për mbjelljet vjeshtore, përkatësisht mbjelljes së grurit. Në fillimin e shpërndarjes së plehut kimik, mori pjesë edhe i dyti i Komunës së Malishevës, nënkryetari Rexhep Mazreku, i cili ka përshëndetur bujqit përfitues.

“Në kuadër të përpjekjeve të qeverisë komunale për ta përkrahur bujqësinë, ne sot po shpërndajmë edhe këtë sasi të plehut kimik, në mënyrë që sadopak ti përkrahim bujqit në mbjelljet vjeshtore, përkatësisht mbjelljen për mbjelljen e grurit”, tha nënkryetari Mazreku.

Ndërsa drejtori i drejtorisë për bujqësi, Haxhi Krasniqi, ka bërë të ditur se ky projekt, ka një shumë prej rreth 20 mijë eurove dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa përfitues janë 420 bujq, me nga 150 kilogram, ose në tërësi 63 mijë kilogram pleh kimik, për mbjellje vjeshtore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...