Malisheva zotohet t’i përmirësojë gabimet në emrat e rrugëve

21 Tetor 2016 - 09:57      

Drejtoria e Urbanizmit, i njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, se gabimet që mund të jenë bërë në tabelat me emrat e rrugëve, do të përmirësohen, transmeton Koha.net.

Zyrat e Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, janë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 16:00, lusin të gjithë ata që kanë ankesa në tabelat me emrat e rrugëve, të paraqiten në drejtori, për përmirësimin e gabimeve, ku edhe mund ti marrin udhëzimet për mënyrën e paraqitjes së ankesave të tyre dhe procesin e përmirësimit të emrave të rrugëve, thotë kumtesa komunale e cila i lut qytetarët që të mos bëjnë veprime individuale për heqjen e tabelave, pasi, premton, të gjitha gabimet apo defekt që i vërehen do të përmirësohen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...