Shëtitorja me parking nëntokësor - peng i shpronësimeve

21 Tetor 2016 - 08:08      

Ka disa vjet që pritet nisja e realizimit të projektit për ndërtimin e shëtitores me parking nëntokësor përgjatë Lumëbardhit nga Ura e Gurit deri të parku i vogël “Ibrahim Rugova”, përballë objekteve të komunës. Për këtë projekt kanë nisur shpronësimet në vitin 2010, shkruan sot Koha DItore.

Të gjithat ende nuk janë shpronësuar apo këmbyer nga komuna. Edmond Shala, drejtor komunal i Shërbimeve Pronësore – Juridike tregon se deri tash disa prona janë shpronësuar dhe një është këmbyer. Mirëpo, sipas tij, kanë mbetur pa shpronësuar 5 - 6 prona shumë të kushtueshme.

“Problemi i madh është te mjetet financiare që nevojiten për shpronësime atyre pronave të kushtueshme, që vetëm njëra mund të kushtojë deri në një milion euro. Këto prona nuk mund t’i shpronësojmë përnjëherë, por ne jemi në negociata me pronarët e tyre”, thotë Shala.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...