Deçani shënon “Ditën e Gështenjës”

20 Tetor 2016 - 23:27      

Në kuadër të projektit “Turizmi rural për zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi” i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga IADK në partneritet me shoqatën “Golden Honey” nga komuna e Deçanit sot është shënuar dita e Gështenjës në Deçan.

Komuna e Deçanit është e njohur për gështenjën që ka dhe për produkte tjera andaj një ditë si kjo për prezantimin e produkteve është e mirëseardhur thanë ata të cilët sot kishin ekspozuar edhe produkte të ndryshme në ketë panair.

“Jemi me një ngjarje të veçantë në ditën e Gështenjës, duke ju falënderuar juve që jeni pjesë e këtij panairi falënderoi edhe BE-në për mbështetje të vazhdueshme të projekteve në Deçan. Vet prezenca juaj këtu ka domethënien se Deçani duhet të ruaj ketë traditë të shënimit të kësaj dite.

Në hapje të këtij panairi për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Deçanit dhe BE-së në projekte të përbashkëta ka folur edhe përfaqësuesi i IADK-së Gursel Arifi dhe Mirsad Nimanaj nga shoqata ,,Golden Honey,,

Ndryshe shënimi i kësaj dite në kuadër të këtij projekti ka për qëllim: Promovimin e zhvillimit të turizmit rural në zonën ndërkufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi; Ndërtimin e qendrës informuese për turistët në Deçan; Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe shënjimi i tij; Krijimi i kushteve për ofrimin e shërbimeve për turistët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...