20 Tetor 2016 - 19:40
Derisa Komisioni i Aksionarëve i cili përfaqëson komunën në këtë ndërmarrje prezantoi raportin dhe rekomandimet për zgjidhjen e problemeve në këtë ndërmarrje, opozita deklaroi se pikërisht ky komision është një ndër fajtorët për gjendjen e krijuar në këtë kompani.
Partia Demokratike e ka quajtur këtë komision joprofesional dhe të paaftë për t’i përfaqësuar interesat komunale.
Në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt të enjten, partitë tjera vlerësuan se patjetër duhet ofruar një zgjidhje. Por akuzat i ka mohuar kryetari i komisionit të Aksionarëve. Drejtori i zhvillimit ekonomik në këtë komunë tha se brenda muajit pritet të merret një vendim.
Kompania austriake e cila ka 51 % të aksioneve në këtë ndërmarrje “Moser Group” nuk ka marrë pjesë në debat pasi përfaqësuesi i saj ndodhet jashtë vendit.
Ndërkohë drejtori ekzekutiv Senad Ramaj, ndodhet në arrest shtëpiak nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare, porse vazhdon ti mohojë ato.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...