Haziri kërkon mospolitizimin e “EcoHigjienës”

20 Tetor 2016 - 16:02      

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, i cili ka diskutuar kryesisht lidhur me problemet në ndërmarrjen “Ecohigjiena” dhe për projektet me qeverinë austriake për trajtimin e ujërave të zeza, kreu i Komunës Lutfi Haziri i është përgjigjur të gjitha interesimeve të asamblistëve, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Sot, ne po e përmbushim një detyre ligjore. Komisioni i Aksionarëve kanë obligim që ta paraqesin raportin dhe të gjeturat në kompaninë “EcoHigjiena”. Po ashtu, ne po i koordinojmë aktivitetet me Këshillin e Punëtorëve, në mënyrë që ta normalizojmë punën. Unë kërkoj publikisht që të mos e politizoni ndërmarrjen komunale sepse askush nuk përfiton nga kjo tendencë. “EcoHigjiena” është në ngritje e sipër, është në gjendje financiare cfarë ekziston, por nuk është në obligime të këqija. Borxhet e kompanisë jemi duke i servisuar dhe po i koordinojmë aktivitetet”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga asamblistët e Kuvendit që bashkërisht ta ndihmojnë normalizimin e kompanisë “Ecohigjiena”, duke thënë se Kuvendi Komunal është bartës i kontratës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...