Qeveria s`i mbështet komunat për dëmet nga fatkeqësitë natyrore

20 Tetor 2016 - 08:52      

Me dhjetëra qytetarë të Komunës së Pejës kanë pritur kot mëshirën e Qeverisë si kompensim të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, porse kjo nuk ka ndodhur, shkruan sot Koha Ditore.

Bujqësia dhe infrastruktura kanë mbetur vetëm të evidentuara në letër. Komuna nuk i ka ndihmuar, e as niveli qendror nuk ka treguar ende interesim që t’u ndihmojë.

Muhamet Mahmutaj, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Pejës, thotë se të gjitha dëmet janë vlerësuar dhe listat e përgatitura i janë dorëzuar zyrës së kryetarit. “Ne nuk kemi pasur mundësi t’i ndihmojmë me asgjë. Buxhet për fatkeqësi natyrore nuk kemi, por vetëm një për intervenime në raste emergjente”, thotë Mahmuti. Këto lista kanë përfunduar më vonë edhe në duart e pushtetit qendror, por pa nxjerrë ndonjë cent prej tyre.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...