19 Tetor 2016 - 19:26
Kjo pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer mbrapsht tenderin që ky institucion kishte shpallur për “Blerjen e pajisjeve mjekësore”.
Pasi Spitali i Gjilanit kishte shpallur fitues të kësaj kontrate kompaninë “Kosova med”, me këtë nuk u pajtua kompania “Medica”, duke pretenduar se këtu kishte shkelje ligjore. Por me këtë nuk u pajtua “Medica”, e cila parashtroi përsëri ankesë.
Pas seancës së shqyrtimit kryesor, ndryshoi gjithçka. Gjykata e tenderëve mori për bazë argumentet e kompanisë ankuese, për të kthyer këtë tender në rivlerësim.
Kësisoj, OSHP-ja ka vlerësuar se autoriteti kontraktues nuk ka respektuar nenin 59 të ligjit për prokurim publik, pasi nuk ka bërë ekzaminimin e ofertës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...