Dyshohet se qentë endacakë mbytën tri dele në Velekincë të Gjilanit

19 Tetor 2016 - 16:38      

Agush Nuhiu nga fshati Velekincë i komunës së Gjilanit është duke dyshuar se qentë endacakë kanë sulmuar kopenë e deleve të tij me ç’rast kanë mbytur tri dele duke i kafshuar në kofshët e mbrapme të deleve. Gjithashtu janë lënduar edhe një pjesë e deleve, njofton korrespondenti i Kohës Ditore.

Krejt këtë dyshim është duke e bazuar në mënyrën sesi janë sulmuar delet e tij dhe mënyra e kafshimit të deleve tashmë të ngordhura. Ai thotë se qentë endacak janë shumë të pranishëm në fshatin e tij dhe se sulmi ndaj deleve ka ndodhur ngase këta qen endacak kanë qenë të uritur dhe se kanë qenë në kërkim të ushqimit. Thotë se rastin e deleve të mbytura e ka paraqitur në drejtorinë e bujqësisë dhe se pret nga ndonjë institucion kompensimin e tyre. Ndërsa delet e tij kanë qenë në pjesën e brendshme të fermës.

Sipas tij, shqetësimi kryesor është shtimi i qenve endacakë në të gjitha lokalitetet e komunës së Gjilanit dhe rreziku në rritje të sulmit të qenve endacakë ndaj njerëzve.
Driton Zeqiri nga kompania “Fauna” deklaron se sulmet e qenve endacak ndaj kafshëve nuk janë për t’u habitur duke pasur parasysh mungesën për përkujdesjen e tyre nga institucionet komunale. Ai thotë se qentë endacakë në mungesë të ushqimit rrezikojnë të sulmojnë edhe njerëzit sidomos në kohën e stinës së dimrit.

Ramiz Ramadani, drejtor komunal i bujqësisë në këtë komunë deklaron se komuna ka të ndarë një fond prej 10 mijë eurove për trajtimin e qenve endacak ku kanë lidhur një marrëveshje të me përfaqësuesit e strehimores në fshatin Verbicë të Zhegovcit ku trajtohen 300 qen endacakë brenda një viti

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...