19 Tetor 2016 - 15:25
Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e një Qendre të re Rehabilitimi me Bazë në Komunitet (RBK) të Handikos në Komunën e Gjakovës si dhe ka të bëjë me mobilimin e kësaj qendre me orendi dhe pajisje të nevojshme për të siguruar shërbime me qasje të qëndrueshme dhe cilësore për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara.
Investimi i përgjithshëm për këtë projekt është vlerësuar të jetë 218,000.00 €, ku SCI do të financoj 138,000.00 €, ndërsa Komuna e Gjakovës do të bëj financimin prej 80,000.00 €.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe marrëveshja për programin e “Save the Children” në Kosovë për bashkëpunim me organet komunale në Gjakovë në fushën e Arsimit, Mbrojtjes së Fëmijës, Qeverisjes për të Drejtat të Fëmijës dhe Shëndetësisë.
Ky bashkëpunim gjithashtu ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve në arsimin gjithëpërfshirës, në zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë në mjediset e shkollës, rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile, prindërve dhe komunitetit për regjistrimin dhe gjithë përfshirjen e fëmijëve të margjinalizuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...