19 Tetor 2016 - 13:08
Zharku uroi qytetarët e komunës së Ferizajit për këtë projekt dhe projektet e tjera që do të realizohen në komunën e Ferizajt.
“Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës është në vlerë rreth 700,000.00 euro, ka një gjatësi rreth 4 kilometra dhe gjerësi prej 6 metrash. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë së shpejti edhe me rrugën tjetër Babush - Tërrn - Luboc – Koshare – Slivovë. Jemi duke bërë zgjerimin e rrugës ‘Brahim Ademi’ dhe ‘Driton Islami’, ndërsa në vitin tjetër do të vazhdojmë edhe me shumë projekte të tjera. Qeveria do të vazhdojë të përkrah qytetin e Ferizajt në përmirësimin e infrastrukturës edhe në vitet e tjera”, ka thënë Zharku.
Sfarqa falënderoi ministrin Zharku për investimet e bëra në këtë komunë nga Ministria e Infrastrukturës.
Ministria e Infrastrukturës do të realizojë edhe projektin e asfaltimit të rrugës Babush - Tërrn - Luboc – Koshare – Slivovë.
Sipas memorandumit për financim të projekteve të nënshkruar nga Ministri Zharku dhe kryetari Sfarqa, në Ferizaj do të realizohen edhe këto projekte të tjera:
1. Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive,Kosinë, Llojzë - Dramjak - Nerodime);
2. Ndërtimi i nënkalimit për automjete (te hekurudha), në fshatin Varosh;
3. Zgjerimi i rrugës Komogllavë - Tërstenik - përmes lagjes Qarkosh (Ferizaj - Viti)
4. Asfaltimi i rrugës Greme - Burrnik - Gaçkë (Ferizaj - Shtërpcë)
Projektet e përfunduara në këtë vit, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Ferizajt janë:
• Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë;
• Asfaltimi i rrugës Ferizaj -Nerodime (Ura e Islamit) – Jezerc;
• Ndërtimi i rrugës “Mushtisht-Budakovë-Jezerc“;
• Asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit;
Ndërsa në realizim e sipër është projekti, zgjerimit të rrugës ”Brahim Ademi”& Driton Islami”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...