19 Tetor 2016 - 11:21
Një metër kub qymyr shitet me çmim prej 25 euro në Prishtinë, përderisa një metër dru nga 40 deri në 45 euro.
Por, shitësit e qymyrit shprehen se sivjet kanë shitje më pak se vitin e kaluar, raporton televizioni publik.
Se sivjet kanë më pak shitje se vitin e kaluar, ankohen edhe shitësit e drurëve për ngrohje.
Shitësit e këtyre lëndëve nuk i dinë arsyet e rënies së shitjeve sivjet, por aludojnë në përmirësimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit.
Qytetarët ankohen se zakonisht bëhen mashtrime nga shitësit e drurëve, pasi një metër dru për ngrohje zakonisht del më pak se sa e sheshin tregtarët.
Mirëpo shitësit thonë se metri është i saktë kur blihet me metër kub, por nuk është i saktë në rastet kur blihet refuz, me kamion, atëherë kur edhe qytetarët shtyhen për çmim më të ulët.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...