Bahtiri priti personat e prekur nga sindroma down

19 Tetor 2016 - 11:05      

Rreth 20 persona të prekur nga sindroma down, të anëtarësuar në OJQ “Down Syndrome Kosova”, dega në Mitrovicë, janë pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Ata shoqëroheshin nga drejtoresha ekzekutive e OJQ-së, Sebahate Beqiri dhe koordinatorja e OJQ-së për Mitrovicë, Advije Skuroshi, si dhe nga familjarët e tyre.

Beqiri i tha Bahtirit se qëllimi i këtij takimi të kërkuar është që nga afër dhe bashkë me anëtarët e shoqatës, të falënderojnë komunën dhe atë personalisht, për mbështetjen e vazhdueshme që ju është dhënë në realizimin e projekteve të ndryshme, si dhe të diskutojmë edhe për mundësitë e mbështetjes në të ardhmen për tejkalimin e disa problemeve e vështirësive me të cilat shoqate po ballafaqohet në veprimtarinë e saj të përditshme.

“Ne vërtetë ju falënderojmë për mirëkuptimin e vazhdueshëm që keni treguar duke na i mbështetur projektet tona të ndryshme. Besojmë shumë se do të vazhdoni të na ndihmoni edhe në realizmin e projekteve tjera, por ne kemi disa kërkesa sa i përket hapësirës ku veprojmë. Objekti ku gjendemi është i pa rregulluar, pa shkallë të përshtatshme. Kemi shumë nevojë që këtë objekt ta bëjmë plotësisht të përshtatshëm, me mundësi të qasjes më të lehtë për anëtarët”, tha ajo.

Koordinatorja e “Down Syndrome” për Mitrovicë, Advije Skuroshi, tha se i kuptojnë problemet buxhetore të komunës, por kërkojnë që mundësisht ajo t’i mbështet me sigurimin e ndonjë hapësire tjetër eventuale më të përshtatshme, renovimin e së cilës do ta bënte vet shoqata përmes donatorëve, apo sigurimin e materialit për objektin aktual.

“Ne po organizojmë aktivitete të shumta për aftësimin për punë të pavarur të anëtarëve të shoqatës dhe në këtë drejtim kemi arritur suksese të theksuara. Komuna do të mund të na ndihmonte edhe me punësimin e ndonjërit prej anëtarëve në institucionet e ndryshme komunale”, tha ajo.

Pasi i dëgjoi fjalët e drejtueseve të shoqatës, të anëtarëve dhe prindërve të tyre, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vërtet ndjehet mirë që takoi anëtarësinë e OJQ “Down Syndrome” dhe që nga ata drejtpërdrejtë u njoftua për aktivitete e tyre dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen.

“Gatishmëria ime dhe e institucioneve komunale ka qenë vazhdimisht maksimale për të ndihmuar shoqatat, por në veçanti ato që në vete kanë anëtarësua persona me nevoja të veçanta, sikur janë ata të “Down Syndrome”. Asnjëherë nuk kam hezituar që të mbështesë projektet tuaja deh nuk do ët hezitoj as në të ardhmen. Do të bëjmë bashkërisht gjithçka që është e mundur që këta persona të aftësohen maksimalisht për të qenë të pavarur dhe që të ndihen sa më mirë. Të gjitha kërkesat tuaja që këtu i theksuat, besoj se do të arrimë t’i realizojmë. Kemi probleme të shumta, pasi që buxheti vërtetë është i pamjaftueshëm, por gjithsesi këta persona do të trajtohen me prioritet”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Bahtiri në fund të gjithë anëtarëve të shoqatës ua shpërndau nga një pako me dhurata të ndryshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...