
19 Tetor 2016 - 11:33
Sipas VV-së, raporti i Auditorit e konfirmon ndjekjen e praktikave të gabuara, shmang ligjet dhe ruajtjen e parasë e publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ngjashëm si edhe më parë, Auditori ka evidentuar një sërë shkeljesh të ndryshme, në disa sektorë të rëndësishëm, të cilët kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë interesin e përgjithshëm qytetar. Sjellja me pasurinë dhe paranë publike në mënyrë shpërdoruese nuk mund ta shmangë pafundësisht ndëshkimin ligjor dhe politik për të gjithë ata që kanë qenë dhe janë përgjegjës për menaxhimin e mirë dhe të drejtë të buxhetit komunal”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Sipas VV-së, komuna nuk i ka përmbushur rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm të vitit paraprak rreth shkeljeve dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë publike në Komunën e Lipjanit, siç paralajmëron për dëmet që po i shkaktohen buxhetit të komunës nga parregullsitë dhe keqpërdorimet në sektorin e prokurimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...