19 Tetor 2016 - 11:01
Zyrtarët komunalë kanë thënë se ky ridestinim po ndodh për shkak se në disa projekte ka tepricë të mjeteve e në disa të tjerë ka mungesë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, këshilltarët opozitarë kanë thënë se rialokimi po bëhet për shkak të mungesë së një plani qeverisës nga partia në pushtet.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka thënë se për shkak të kësaj rialokimi i mjeteve po ndodh vazhdimisht.
“Vazhdimisht po përsëritet rialokimii mjeteve dhe kjo po bëhet pa një plan qeverisës. Dhe vërejtja e dytë është që nuk specifikohet se për cilat projekte, por pasqyrohen vetëm shumat e mjeteve. Nuk pajtohemi që të merren mjete nga vendet ku duhet të investohet më shumë. Nuk është mirë që të merren mjetet nga fshati Herticë 50 mijë euro, kur dihet që Hertica është fshat kufitar dhe duhet të investohet më shumë që banorët të mos e braktisin vendin”, ka thënë Rudari.
Sipas tij, Komuna ka asfaltuar rrugë në Konushefc, në lagjen që nuk ka bërë projekt, e ka anashkaluar atë që e kishte dorëzuar projektin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...